Premtimi i 10 mijë eurove i kthehet në fytyrë Mexhitit, qytetarët ia hedhin para syve!
Premtimi për 10 mijë euro për çdo qytetar i është rikthyer Izet Mexhitit në një formë simbolike, ndërsa ai ishte i ftuar në një emision televiziv.
Jashtë studios, qytetarët hodhën në tokë kartëmonedha simbolike prej 10 mijë eurosh, duke ia kujtuar Mexhitit premtimin që kishte bërë dhe që deri më tani nuk është realizuar.
Ky veprim simbolik tërhoqi vëmendjen, duke e kthyer premtimin prej 10 mijë eurosh në mesazhin kryesor të protestës së qytetarëve.
