BANORËT E BUKOVIQIT NË ETJE: “UJI U BË LUKS, JEMI THARË!”
Banorët e fshatit Bukoviq të komunës së Sarajit po përballen me mungesë të madhe të ujit, duke u detyruar të gjejnë mënyra alternative për t’u furnizuar me këtë nevojë elementare.
Sipas banorëve, e gjithë popullata po detyrohet të marrë ujë nga një çezme e vetme, pasi në shtëpitë e tyre nuk kanë asnjë pikë ujë.
“Uji u bë luks, jemi tharë!”, shprehen banorët, të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Situata ka ngritur shqetësim te banorët, të cilët pyesin se si është e mundur që në ditët e sotme një fshat i tërë të varet nga një çezme e vetme për t’u furnizuar me ujë.
