“Na u kthye koha para vitit 2001!” – Vëllai i kryetarit të Haraçinës shpërthen ndaj përfaqësuesve në Qeveri!
Vëllai i kryetarit të Komunës së Haraçinës ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar përfaqësuesit aktualë në Qeveri.
Në reagimin e tij, ai shpreh pakënaqësi ndaj përfaqësimit aktual, duke pretenduar se vendi po kthehet në kohën para vitit 2001.
“Na u kthye koha para vitit 2001 në Maqedoni, siç po e shoh me këta që janë duke përfaqësuar për momentin në Qeveri. Një punë të thjeshtë s’mund ta kryejnë, se aq kapacitet kanë”, shkruan ai.
Në fund të postimit, ai e ashpërson edhe më tej gjuhën e kritikës, duke thënë se nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë çështje.
