Ish-ushtari i UÇK-së parashikon humbjen e Mexhitit në Çair: Do të na mungojë humori i tij
Ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Bafqari, ka reaguar me një postim interesant në rrjete sociale lidhur me garën për Komunën e Çairit. Ai ka uruar suksese për të gjithë kandidatët për kryetar komune, por me tone ironike ka komentuar edhe për kandidatin Izet Mexhiti.
“Qysh me ja pas ba me Izetin, se sa ma shumë po afrohet data e zgjedhjeve ka fillu me më mungu. Jemi mësu me të, po mendoj çka bajmë pa humorin e tij në skenë,” ka shkruar Bafqari, duke shtuar me humor: “Izet, paraqitu najher, mos na le vetëm me kujtime.”
Postimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një thumb politik dhe një paralajmërim për humbjen e Mexhitit në zgjedhjet e 19 tetorit.
