“Pa fije turpi thotë ‘unë e dorëzova’” – Nafije Selmani godet rëndë Qokin e VLEN-it

Nafije Selmani ka reaguar ashpër ndaj deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, lidhur me pretendimin e tij se ka dorëzuar projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës.

Selmani thekson se, sipas burimeve informative, projektligjin e ka dorëzuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, i cili gjithashtu e prezantoi dhe e arsyetoi atë gjatë një konference për media në Kuvend, duke deklaruar se nisma ishte propozuar nga partia e tij.

Ajo e kritikon Qokun për pretendimin se është pikërisht ai që e ka dorëzuar projektligjin, duke kërkuar që të paraqesë dokumente që e dëshmojnë këtë.

“Vetëm Qoki i VLEN-it del dhe, pa fije turpi, thotë: ‘Unë e dorëzova!’”, shprehet Selmani në reagimin e saj.

Ajo e ashpërson edhe më tej gjuhën ndaj deputetit, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e pretendimit të tij dhe duke ngritur dyshime për mënyrën se si po paraqitet kontributi në këtë nismë.

Sipas Selmanit, shqiptarët do të jenë ndër përfituesit më të paktë nga ky projektligj, ndërsa ajo kritikon mënyrën se si institucionet janë mbushur me punonjës të angazhuar përmes kontratave.

Në fund, Selmani i drejtohet drejtpërdrejt Qokut, duke i kërkuar të publikojë dëshmi konkrete për pretendimin e tij.

“Qoki, dëshmoje me dokument se ti e ke propozuar projektligjin!”, përfundon reagimin e saj.

Back To Top