Humbje në vendlindje për Afrim Gashin – VLEN pas Aleancës Kombëtare për Integrim në Hasanbeg
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, nuk ka arritur të sigurojë epërsi në vendlindjen e tij, Hasanbeg të komunës së Gazi Babës. Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor, koalicioni VLEN ka marrë gjithsej 1.416 vota, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim ka dalë përpara me 1.535 vota.
Ky rezultat ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion, pasi pritej që Gashi të kishte mbështetje më të gjerë në zonën e tij. Megjithatë, gara mes dy forcave politike në këtë rajon mbetet e ngushtë dhe pritet të ndikojë në balancat e ardhshme politike të koalicionit shqiptar në vend.
