Bajram Rexhepi reagon ashpër ndaj shpifjeve: “Nuk ka qenë asnjë përfaqësues politik në takimin në Tetovë!
Bajram Rexhepi ka reaguar publikisht pas akuzave që po qarkullojnë për një takim elektoral në Tetovë, duke i quajtur ato shpifje monstruoze dhe propagandë të dëshpëruar.
“Në mënyrën më të përgjegjshme, morale dhe penale, deklaroj se në takimin elektoral, për të cilin shpifësit monstruoz po gënjejnë, në një lokal në Tetovë nuk ka pasur asnjë person nga subjekte politike, dhe nuk ka qenë as kandidatja e partisë ‘E Majta’,” ka theksuar Rexhepi.
Ai paralajmëroi se autorët e këtyre shpifjeve do të mbajnë përgjegjësi të rëndë për përhapjen e lajmeve të pavërteta, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të ulët për manipulim politik në prag të zgjedhjeve.
