Siria njeh zyrtarisht Kosovën – Marrëveshje historike në Riad me mbështetjen e Princit saudit Muhammed bin Salman!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Marrëveshja historike është arritur sot në Riad, me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Nëpërmjet një deklarate, Osmani ka falënderuar Presidentin sirian Al Sharaa për vendimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj popullit të Kosovës, duke theksuar se kjo njohje nuk është vetëm akt sovraniteti, por edhe njohje e sakrificës së brezave për liri.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje është simbol i respektit dhe bashkëpunimit mes dy popujve”, ka deklaruar Osmani.

Me këtë hap, numri i shteteve që e njohin Republikën e Kosovës arrin në 120, duke shënuar një tjetër fitore historike në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰🇸🇦🇸🇾

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top