Mungesa e Sedat Bislimit në tubimin e VLEN-it ngjall reagime — mbështetje për AKI-n?
Në tubimin e fundit të koalicionit VLEN ka munguar kandidati i tyre në raundin e parë të zgjedhjeve, Sedat Bislimi, i cili nuk arriti të kalojë në fazën e dytë.
Sipas informacioneve që disponojmë, Bislimi nuk i është bashkuar qëndrimit zyrtar të VLEN-it për raundin e dytë dhe pritet të mbështesë kandidatin e AKI-së të udhëhequr nga BDI. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ai ka zhvilluar takime me kandidatin për kryetar të komunës, Ejup Abazi, si dhe me përfaqësues të BDI-së.
Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje të shumta brenda opinionit politik shqiptar lidhur me unitetin e VLEN-it dhe qëndrimin e figurave kyçe të koalicionit.
