Abdulselam Selami zgjedhet koordinator i grupit të këshilltarëve të AKI- së në Qytetin e Shkupit

Sot u mbajt seanca konstituive e Këshillit të Qytetit të Shkupit, gjatë së cilës u verifikuan mandatet e këshilltarëve dhe u zgjodh kryetari i Këshillit.

Nga Grupi i këshilltarëve të koalicionit AKI në këtë këshill u zgjodha koordinator i grupit!
Fjala ime para Këshilltarëve ishte se ashtu siç jemi zotuar para qytetarëve për Shkup të barabart, pa dallime, ashtu do vazhdojm që të përkrahim projekte në të mirë të Qytetarëve duke mos e nda Shkupin në lagje ku do investohet dhe në lagje të haruara!
Zoti na ndihmoft!
Dalshim faqebardhë!
I juaji AS

Back To Top