Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Protesta e radhës do të mbahet në Shkup

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar sot se ka pritur në takim z. Ali Ahmetin, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh lider i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi situatën aktuale dhe çështjet që lidhen me padrejtësitë që, sipas tyre, po u bëhen ish-pjesëtarëve të luftërave çlirimtare. Në përfundim të bisedimeve, u arrit dakordimi që protesta e radhës kundër këtyre padrejtësive të organizohet në Shkup.

Organizata e Veteranëve theksoi se bashkëpunimi me faktorët politikë shqiptarë në rajon mbetet thelbësor për adresimin e sfidave dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top