E vërteta mbi shkollën fillorë në Butel: Pse VLEN dhe VMRO po frikësohen të dal në pah realiteti dhe diskrimini i thellë i shqiptarëve!
Nga gjithsej 915 nxënës në shkollën fillore në Butel, 633 janë nxënës shqiptar ndërsa 288 janë nxënës maqedon.
Në dokumentet publike më saktësisht në raportin e planit vjetor mësimor 2025/2026, në Sh.F Zhivko Brajkovski në Butel numri i nxënësve shqiptar ka mbëritur 70% dhe këtë realitet apo rritje demografike të shqiptarëve askush nuk mundet ta ndryshojë.
Komuna e Butelit duke mos e përfillur përqindjen reale të shqiptarëve ka vendosur një udhëheqsi të shkollës me përbërje diskriminuese dhe 100 % etnik Maqedonase, ku nga (7) shtatë pozita të udhëheqjes së shkollës nuk është asnjë shqiptar.
1.Drejtoresha: maqedone
2.Sekretarja e shkollës: maqedone
3.Arkëtare apo Administratorja: maqedone
4.Ekonom apo Nikoqirja shkollës : maqedone
5.Psikolog – Maqedone
6.Pedagoge – nuk ka kuadër të punësuar
7.Defektolog – ( Komunitetit Torbesh)
Skandali i sotëm i drejtoreshës së kësaj shkolle “Zhivko Brajkovski” qé sot ndaloi festimin e 28 Nëntorit, shkak veshja kombëtare shqiptare e fëmijëve ka hasur në revolt dhe kritika të shumta në opinion.
Gjithashtu dhe Dega e BDI-së në Butel ka reaguar pas vendimit të drejtoreshës së shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” për të ndërprerë aktivitetin e nxënësve kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, vetëm pak orë para mbajtjes së tij. Sipas reagimit, fëmijët kishin më shumë se një muaj që ushtronin dhe përgatiteshin për programin festiv, por aktiviteti u anulua me arsyetimin se disa nxënës do të performonin me veshje tradicionale shqiptare.
Në reagimin e Degës së BDI-së, ky vendim cilësohet “skandaloz, diskriminues dhe tërësisht i papranueshëm”, duke theksuar se ndërhyrje të tilla përbëjnë cenim të rëndë të identitetit kombëtar dhe një precedent të rrezikshëm për bashkëjetesën ndëretnike në komunë.
