Furkan Saliu shpërthen: “Mos më kërkoni më për Butelin – këtë që po e përjetoni e keni zgjedhur vetë! Për çdo problem shkoni te kryetari i VMRO-së në Lubeten”

Në një reagim të paprecedent dhe tejet të ashpër, Furkan Saliu u ka bërë thirrje qytetarëve të Butelit që të mos e kontaktojnë më për asnjë situatë, incident apo problem në komunë.

“Mos më kërkoni më për asgjë në Butel – këtë realitet e keni lyp vetë!”, deklaroi ai, duke lënë të nënkuptohet se përgjegjësitë politike tani i takojnë plotësisht strukturave që kanë marrë mbështetjen e qytetarëve.

Saliu shtoi se çdo ankesë, pakënaqësi apo problem duhet t’i drejtohet kryetarit të degës së VMRO-së në Lubeten, duke u distancuar hapur nga zhvillimet në terren.

Reagimi i tij ka ngritur polemika dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u komentuar si një prej deklaratave më të drejtpërdrejta të ditëve të fundit.

Back To Top