Pas sheshit Skenderbeu, kampusit të UNT-së, tani edhe projektin e qendrës rinore Qeveria e ka “zhdukur” nga propozim-buxheti i vitit 2026

Nga premtim historik në zhgënjim buxhetor!

Për të kryer kompetencat e tyre, komunat duhet të kenë mjete financiare. lzet Mexhiti kishte premtuar se tani është në pushtet dhe në buxhetin e vitit 2026 do të ndahen mjetet e para për fillimin e punimeve, i cili, si çdo investim kapital i rëndësishëm do të realizohet me faza të mirëstrukturuara.

Në mungesë të fondeve, projekti i qendrës rinore rezikon të shndërrohet në një tjetër dosje premtimesh të pambajtura, duke lënë studentët dhe të rrinjtë me zhgënjimin se ëndrra për qendër moderne inovative mbetet – të paktën për vitin 2026, vetëm fjalë në letër

Jo më larg se një muaj Izet Mexhiti kishte premtuar se qendra rinore do të jetë më shumë se një godinë, ngase do të jetë zemra e zhvillimit rinor, ku të rinjtë tanë do të mësojnë, krijojnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një Çairi modern, digjital dhe përparimtar.

Katër shtyllat e kësaj qendre sipas projektit të premtuar nga ana e Izet Mexhitit do të jenë:

  1. Bibliotekë dhe sallë ligjëratash-për dije dhe ngjarje kulturore.
  2. Qendër Digjitale dhe Laborator të intelegjencës artificiale-për trajnime në programim dhe mbështetje për start-up-e rinore.
  3. Akademi STEM – për teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
  4. Hapësira kreative dhe teatrore-për shprehje të lirë dhe aktivitete kulturore.
Back To Top