Suat Shaqiri krah ambasadorit Meidani në ceremoninë e Ditës së Alfabetit në Manastir
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Alfabetit Shqiptar, duke e quajtur këtë datë një ditë që bashkon shqiptarët rreth gjuhës, kulturës dhe historisë së tyre.
Shaqiri njoftoi se këtë vit, në cilësinë e kryetarit të komunës, ka pasur nderin të jetë i ftuar në Manastir nga Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e Tij Denion Meidani, në ceremoninë kushtuar Ditës së Alfabetit Shqiptar.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.
“Le ta ruajmë, ta duam dhe ta përcjellim me krenari gjuhën tonë,” ka deklaruar kryetari Shaqiri.
