Nga gjithsej 20 studentët e përzgjedhur, nuk është asnjëri student shqiptar. Ky lajm e hapi debatin në opinion menjëher pasi mbaroj ndarja solemne e çmimeve nga ana e kryetares së shtetit Gordana Siljanovska!
Gjithashtu fjalë përshendetëse morri edhe ministresha e Arsimit dhe Shkencës Vesna Annevska, e cila tha se nga fituesit e stipendioneve pret që të shkojnë jasht vendit për të studiuad dhe më pas të kthehen të kontribojnë në zhvillimin e institucioneve dhe kapaciteteve shtetërore!
Nga koalicioni VLEN nuk ka prononcim për këtë diskriminim. Ndërsa qytetarët në rrjete sociale kanë rreaguar duke thënë se ky veprim nxjerr në pah edhe njëherë arrogancën dhe albanofobinë ndaj shqiptarëve.
Kujtojmë që edhe në përzgjedhjen e shpërblimeve të 20 sportistëve nuk kishte asnj shqiptar! Kjo është një tjetër episod i segregacionit etnik që po thellohet nën qeverisjen e koalicionit VMRO-ZNAM dhe VLEN, i cili akuzohet se po praktikon përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga të gjitha nivelet e jetës publike – nga administrata, studentët e deri te sporti dhe kultura.
