Gjorgjievski emëroi drejtorë të rinj, asnjë prej tyre nuk është shqiptar

Kryetari i Qytetit të Shkupit emëroi edhe dy drejtorë të rinj të ndërmarrjeve publike. Me Drisllën do të udhëheqë ish kryetari i Komunës së Sopishtes, Stevçe Tërpkovski, i cili në këtë pozitë vjen në vend të Samir Huseinit.

Me Ndërmarrjen Parkingjet e Qytetit, do të udhëheqë Vlladimir Kronevski, i cili vjen nga Lidhja Demokratike, parti në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Paraprakisht, Gjorgjievski emëroi drejtorë edhe në katër ndërmarrje të tjera. Në krye të Higjienës Komunale vendosi Dragi Mitkovskin, ndërsa në Ujësjellës dhe Kanalizime, Ivan Mitrovskin.

Drejtor të Ndërmarrjes së Transportit Publik e emëroi, Sasho Ilievskin, ndërsa të Rrugëve dhe Rrugicave, Boris Nastov.

Pa drejtor, kanë mbetur Ndërmarrja Parqe dhe Gjelbërim dhe Ndërmarrja Lajka. Mbetet të shihet nëse ndonjërën prej këtyre ndërmarrjeve, Gjorgjievski do t’ia lë në menaxhim VLEN-it, me të cilin është në bisedime.

Back To Top