“Shqiptari i mirë e dëgjon ‘mickon’: Mickoski lavdëron Çairin për respektimin e flamurit shtetëror, por godet Strugën – ‘I dërgova SMS Qyrës!’”
Kryeministri Hristijan Mickoski ka zgjedhur sërish 28 Nëntorin për të bërë politikë me flamujt. Në një brifing me gazetarët, ai ka lavdëruar komunën e Çairit pse krahas flamurit shqiptar vendosi edhe atë shtetëror, duke e marrë si shembull “të mirë”, ndërsa ka sulmuar ashpër kryetarin e Strugës, Mendi Qyrën, të cilin e kritikoi pse qyteti festoi vetëm me flamurin shqiptar.
Sipas Mickoskit, ai madje i ka dërguar edhe SMS Qyrës për t’i “tërhequr veshin”, duke e konsideruar gjestin në Strugë si të papranueshëm.
“Fatkeqësisht, përshtypja e parë nuk ka mundësi të korrigjohet. Dhe ajo që pamë në Strugë ishte katastrofë”, deklaroi Mickoski, duke e mbyllur komentin me një tjetër thumb publik.
Ky qëndrim i kryeministrit ka nxitur reagime, pasi shumë qytetarë e shohin si standard të dyfishtë dhe si përpjekje për të ndarë shqiptarët në “të mirë” e “të këqinj”, varësisht se kush i nënshtrohet presionit politik.
