Komuna Çair dhe Qeveria me 0 mjete për të gjitha projektet e Master Planit në buxhetin për vitin 2026!

U promovua me pompozitet gjatë zgjedhjeve lokale thuajse gjatë tërë fushatës Izet Mexhiti së bashku me Bajram Vardar kanë prezentuar “Master Plan”-in për Çairin, që sipas tyre do të ofrojë një qasje model për një zhvillim të qëndrueshem e gjithëpërfshirës.

Vizioni i premtuar nga ana Izet Mexhitit parashihte ndërtimin e bulevardit “Kroacia” dhe “Mali i Zi”, duke mundësuar lëvizjen nga Autokomanda në drejtim të Sarajit pa kaluar nëpër Çair. Gjithashtu, ai premtoi zgjerimin e bulevardeve “Mithat Frashëri” (brigada Maqedonase-Kosovare), “Xhon Kenedi” dhe “Cvetan Dimov”, si dhe shpërthimi e nyjeve kyçe që do të mundësoj lehtësimin e qarkullimit. Një nga projektet më të rëndësishme e konsiderojte dhe ndërtimin e rrethit të komunikacionit përreth parkut- pyll Gazi Babë.

As gjatë kampanjës, e as sot kur udhëheqin me Komunën Çair, qeverisja VLEN nuk tregojnë se kur do të realizohen këto projekte madhore.

Deri më tani qeveria nuk ka njoftuar për sigurimin e mjeteve për realizimin e projekteve të Master Planit në buxhetin e vitit 2026!

Back To Top