Lista po zgjerohet: Ja 10 emrat e tjerë që rrezikojnë largimin nga kryesia më 20 dhjetor

Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që më 20 dhjetor të nisë një proces të rëndësishëm riformatimi, i cili synon ripërtëritjen dhe forcimin e strukturave të partisë. Ky hap shihet si një angazhim serioz i liderit Ali Ahmeti për t’iu përgjigjur pritshmërive të anëtarësisë dhe për të përgatitur partinë për sfidat e ardhshme politike.

Sipas informacioneve nga burime partiake, në fazën e parë të riformatimit parashihet ndryshimi i rreth 70 për qind të kryesisë, duke hapur rrugë për përfshirjen e kuadrove të reja dhe energjive të freskëta në drejtimin e partisë.

Në këtë valë të parë pritet të përfshihen disa figura aktuale të kryesisë, ndërsa procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ndryshime të tjera në strukturat drejtuese, si pjesë e një reforme gjithëpërfshirëse.

Me këtë riformatim, BDI synon të ndërtojë një ekip të ripërtërirë, që do të kombinojë përvojën me vizionin e ri politik, duke u fokusuar në forcimin e organizimit të brendshëm, rritjen e besimit të qytetarëve dhe përgatitjen për angazhime të ardhshme elektorale.

Burime brenda partisë vlerësojnë se ky proces përfaqëson një moment të rëndësishëm për BDI-në dhe një mundësi reale për të hapur një fazë të re zhvillimi dhe konsolidimi politik.

Back To Top