Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, me thirrjen e Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, u mbajt mbledhja e parë e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.
Mbledhja u zhvillua në Tetovë, më 23 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 17:00, dhe shënon fillimin e punës së këtij organi të rëndësishëm drejtues në kuadër të strukturave të BDI-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja e punës së Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, si akt bazë për funksionimin, koordinimin dhe vendimmarrjen e këtij organi. Po ashtu, u zhvilluan diskutime dhe u morën vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e sekretariateve dhe strukturimin e mëtejmë të partisë.
Në kuadër të këtyre vendimeve, u bënë emërime në funksione kyçe organizative:
Shef i Kabinetit: Faton Ahmeti Zëdhënëse e BDI-së: Arta Bilalli-Zenedeli Këshilltar i Kryetarit për Marrëdhëniet me SHBA-në: Shemshedin (Sam) Beqiri
Gjithashtu, Kryetari z. Ali Ahmeti informoi Kryesinë për emërimin e kryetarëve të degëve:
Tetovë: Bajram Rexhepi Kumanovë: Ridvan Asani Strugë: Faton Pollozhani Gostivar: Valdet Xhaferi Çair: Bujar Osmani
Me këtë rast, Kryetari i BDI-së dha orientime të qarta për kryetarët e sapoemëruar të degëve që të zbatojnë detyrimet programore dhe statutare, me qëllim të organizimit dhe konsolidimit të nëndegëve dhe degëve përkatëse.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave të brendshme dhe në avancimin e reformave që rrisin efikasitetin politik dhe institucional të partisë.
