Nga Dagestani në arenën Kale: Shaqir Bislimi përballet me Dejan Mitrov më 28 dhjetor

Shaqir Bislimi, talenti shkupjan i mundjes, i cili aktualisht po vazhdon studimet e larta dhe stërvitjet profesionale në Dagestan të Rusisë, rikthehet në Shkup enkas për publikun vendas. Atje, Shaqiri po stërvitet me disa nga emrat më të mëdhenj të sportit të mundjes botërore, përfshirë kampionin e njohur Abdulrashid Sadulaev dhe yje të tjerë të këtij sporti.

Pas një periudhe të vështirë për shkak të një lëndimi, Shaqir Bislimi është gati për rikthimin e tij të madh më 28 dhjetor, në garën me Pehlivana, e cila do të mbahet në Sallën Kale në Shkup. Në këtë mbrëmje sportive, ai pritet të përballet me mundësin e njohur nga Shtipi, Dejan Mitrov, në një duel që premton spektakël dhe emocion për sportdashësit.

I urojmë shumë suksese Shaqir Bislimit në këtë rikthim dhe ftojmë të gjithë adhuruesit e sportit të jenë pjesë e këtij organizimi madhështor më 28 dhjetor në Arenën Kale.

Back To Top