Sipas Kodit Zgjedhor janë komunat ato që duhet të sigurojnë mjete për këtë qëllim.
Anëtarë të këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale, shumica nga radhët e administratës, ende nuk i kanë marrë paratë, gati tre muaj pas zgjedhjeve lokale. Bëhet fjalë për komunën e Çairit që ende nuk i ka paguar këto fonde që ishin të planifikuara me buxhetin e vitit 2025.
Opozita në këtë komunë kërkon që paratë të paguhen menjëherë. “Nga ajo që arritëm të marrim si informacion është se komunat që renditen shumë më keq se e jona, kanë arritur t’i përmbushin këto obligime ndaj komisioneve të tyre zgjedhore komunale, në mënyrë që njerëzit para Vitit të Ri t’i marrin mjetet.
Njerëzit në komisionin komunal të zgjedhjeve në Çairi ende janë në pritje të mjeteve, nuk e dinë se kur dhe a do t’u paguhen fare”- deklaruan – këshilltarët e BDI – së në Çair.
