Drejtësi për Faton Luri, jo gjykim selektiv
Rastet e fundit që lidhen me Faton Lurin kanë shkaktuar reagime të shumta nga qytetarë dhe aktivistë, të cilët kërkojnë drejtësi të barabartë dhe trajtim të pandikuar politik. Aktivistët krahasojnë këtë rast me atë të Almirit 4-vjeçar, duke theksuar se kur bëhet fjalë për qytetarë të një komuniteti tjetër, denimet shpesh janë më të ulëta, ndërsa në situata të ngjashme që përfshijnë qytetarë maqedonas, gjykimet duken më të rrepta dhe të vrazhda.
Sipas tyre, kjo tregon një trajtim selektiv që dëmton besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ata bëjnë thirrje për pavarësi të institucioneve, transparencë dhe respektim të plotë të të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa përjashtime.
