Koalicioni VLEN po hyn hapur në fazë përçarjeje. Burime politike konfirmojnë se Bekim Qoku po insiston fuqishëm në zbatimin e kryesisë rotative njëvjeçare, duke e kthyer marrëveshjen e brendshme në mollë sherri mes partnerëve të koalicionit.
Në vend të koordinimit politik dhe përmbushjes së premtimeve, VLEN po konsumohet nga lufta për poste dhe mandate. Debati për kryesinë ka ngritur tensione serioze dhe ka zbuluar mungesën e unitetit brenda koalicionit.
Ajo që u promovua si bashkim për ndryshim, sot po shfaqet si bashkim për karrige. Dhe për shumëkënd, kjo është shenja e parë se VLEN po fillon të shpërbëhet nga brenda.
