🚨 EKSKLUZIVE: Burime nga BDI zbulojnë kushtin – Pa Qeveri me “Badinter”, s’ka anulim të Qeverisë Teknike
Burime të larta brenda BDI-së konfirmojnë për portalin tonë se partia po shqyrton seriozisht kushtëzimin e mbështetjes për anulimin e Qeverisë Teknike me ndryshime ligjore që do të zbatojnë Rezolutën nr. 1 të Kongresit.
Sipas këtyre burimeve, qëndrimi është i qartë: BDI mund të mbështes të hiqet mekanizmi 100-ditor para zgjedhjeve, nëse dakordohet mekanizmi ligjor i miratuar në Kongresin e BdI-së që qeveritë e ardhshme të votohen me shumicë të dyfishtë (Badinter).
