Edhe nën hetim penal: Komuna e Çairit vazhdon ndërtimet ilegale

Çairi po mbytet çdo ditë nga ndërtimet pa leje. Toka publike po uzurpohet, hapësirat e përbashkëta po shndërrohen në objekte banimi pa procedura, pa leje dhe pa asnjë taksë të paguar. Infrastruktura po kolapson, rrugët po bllokohen dhe kushtet e jetesës po bëhen gjithnjë e më të pabanueshme.

Përkundër dy lëndëve të hapura në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër kryetarëve të komunës, presioni politik për zvarritjen e hetimeve ka krijuar ndjenjën se askush nuk do të përgjigjet. Kjo i ka inkurajuar strukturat komunale të vazhdojnë të njëjtin model të paligjshëm, sikur ligji të mos ekzistojë.

Udhëheqsia e Komunës vazhdon ndërtimet ilegale edhe nën hetim penal.

Back To Top