Koalicioni VLEN po përballet me një tjetër goditje politike. Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga funksioni i Zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin dhe koherencën e pushtetit aktual.
Dorëheqja i është dorëzuar Kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, në një kohë kur VLEN vazhdon të kritikohet për mungesë rezultatesh konkrete dhe përçarje të brendshme. Largimi i Aliut shihet nga opinion publik si një sinjal i qartë se “ndryshimi” i premtuar po zëvendësohet me dorëzim politik dhe paaftësi për të mbajtur përgjegjësi institucionale.
Ky zhvillim shton dyshimet se VLEN po e humb kontrollin brenda qeverisë, ndërsa qytetarët mbeten ende në pritje të premtimeve që u shiten gjatë fushatës.
