Shkrirja e LD-së në VLEN: Nga 120 anëtarë të Këshillit themelues, prezent ishin vetëm 40

Shkrirja e Lëvizjes Demokratike (LD) në partinë VLEN ka ngjallur debate të brendshme, pasi sipas burimeve të besueshme brenda partisë, vendimi është marrë pa miratimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Themelues.

Burimet thonë se nga 120 anëtarë të Këshillit që ishin të ftuar për të marrë pjesë në votim, vetëm 40 ishin prezent në momentin e vendimit. Ky fakt ka ngritur dyshime për mënyrën se si është realizuar procesi dhe për legjitimitetin e shkrirjes.

“Izet Mexhiti e themeloi me themeluesit dhe e shkriu me votues të heshtur,” tha një burim, duke nënvizuar se vendimi nuk reflekton vullnetin e anëtarësisë së plotë të partisë.

Ky veprim pritet të krijojë tension të mëtejshëm brenda strukturave të LD-së dhe mund të ndikojë në raportet e brendshme politike brenda VLEN.

Back To Top