Bini me këmbë në tokë, mos u çoroditni” – Aktivisti i VLEN-it kritika të ashpra ndaj funksionarëve

Një aktivist i koalicionit VLEN ka reaguar publikisht me kritika ndaj disa funksionarëve të këtij subjekti, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e komunikimit dhe qasjen e tyre ndaj qytetarëve.

Në reagimin e tij, aktivisti thekson se shpeshherë nga disa zyrtarë dëgjohen justifikime si “jam i zënë”, “nuk kam kohë” apo “kërko termin”, duke lënë të kuptohet se kjo sjellje krijon distancë me qytetarët dhe bashkëpunëtorët.

Në reagimin e tij, aktivisti bën thirrje që funksionarët të jenë më të përkushtuar ndaj punës dhe detyrimeve institucionale, duke theksuar se “duhet të bien me këmbë në tokë dhe të përvishen për punë”.

Megjithatë, ai shpreh respekt edhe për një pjesë të funksionarëve që, sipas tij, janë të përkushtuar dhe profesionalë në punën e tyre, duke shpresuar që shembuj të tillë të jenë gjithnjë e më të shumtë në institucionet dhe strukturat politike.

Back To Top