Xhelil Bajrami bëhet këshilltar politik i Ali Ahmetit

Kryetari i Ali Ahmeti ka emëruar Xhelil Bajrami në detyrën e këshilltarit politik në kuadër të strukturave të Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas njoftimit zyrtar nga BDI, Bajrami vjen në këtë detyrë me një përgatitje të gjerë akademike dhe përvojë në çështjet politike dhe publike. Ai është i diplomuar në Fakultetin Juridik si dhe në drejtimin Gjeografi-Histori, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar me titullin Magjistër i Shkencave Politike.

Formimi i tij ndërdisiplinor dhe angazhimi në debatet dhe proceset publike vlerësohet se do të kontribuojë në proceset analitike dhe këshillimore brenda partisë. Nga BDI theksojnë se Bajrami pritet të angazhohet në analizën dhe zhvillimin e politikave, përgatitjen e qëndrimeve strategjike, si dhe në mbështetjen e proceseve organizative dhe vendimmarrëse.

Në këtë rol, ai do të ofrojë këshillim politik dhe strategjik për kryetarin Ahmeti, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve analitike dhe në avancimin e agjendës politike që synon zhvillimin demokratik, stabilitetin politik dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Back To Top