Kafeteria në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ofron pije gratis për tifozët turq

Prishtinë – Një gjest i veçantë dhe mjaft emocionues është shënuar sot në kryeqytet, ku një kafeteri në sheshin “Nëna Terezë” ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë tifozët turq.

Në një mesazh të vendosur përpara lokalit, pronarët kanë shkruar: “Sot rival, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj gratis për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999 – sot nuk na keni borxh asgjë! Faleminderit”.

Ky veprim është pritur me shumë simpati nga qytetarët dhe vizitorët, duke rikujtuar solidaritetin dhe mbështetjen historike të Turqisë ndaj Kosovës gjatë periudhave të vështira.

Gjestet e tilla tregojnë se përtej rivaliteteve sportive, miqësia dhe mirënjohja mbeten vlera që i bashkojnë popujt.

Back To Top