Profesor universitar i cili e di gjuhën shqipe dhe e ligjëron lëndën edhe në shqip edhe në maqedonisht.

Profesori universitar Aleksandar Petkovski që e di shqipen dhe ligjëron edhe në shqip edhe në maqedonisht: Studentët kanë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në shqip

Profesori universitar Aleksandar Petkovski, i cili zotëron gjuhën shqipe dhe ligjëron lëndën si në shqip ashtu edhe në maqedonisht, ka dalë në mbështetje të kërkesës së studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas tij, kjo kërkesë mbështetet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve (Gazeta Zyrtare nr. 7/2019), i cili garanton të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore dhe administrative.

Ai thekson se studentët e drejtësisë po kërkojnë zbatimin e parimit të sundimit të ligjit, për të cilin edhe edukohen gjatë studimeve. “Nuk mund të zemërohemi me ta kur kërkojnë zbatimin e ligjit”, vlerëson profesori.

Megjithatë, Petkovski nënvizon se sfida kryesore mbetet zbatimi praktik, pasi sistemi juridik dhe administrativ në vend funksionon kryesisht në gjuhën maqedonase, ndërsa kërkohet funksionim i plotë dygjuhësh.

Sa i përket protestave të paralajmëruara, ai shprehet se ato janë një e drejtë demokratike, por thekson se zgjidhja afatgjatë kërkon konsensus më të gjerë dhe angazhim institucional për të garantuar përdorimin real të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Back To Top