SKANDAL I RËNDË NË SHKUP ORGANIZATORI “ZHDUK”BOSNJËN VENDIN E SAJ E ZË REPUBLIKA SRPSKA

Kampionati Botëror Shkollor në Hendboll “Shkupi 2026”, i paralajmëruar si një festë e madhe e rinisë, sportit dhe miqësisë, ka nisur me një zhvillim që hedh hije të rëndë mbi gjithë organizimin.

Në një aktivitet ku marrin pjesë mbi 700 të rinj nga 21 shtete, ndodh një përjashtim i pazakontë dhe i pajustifikueshëm: Bosnja dhe Hercegovina nuk figuron, ndërsa në vend të saj paraqitet Republika Srpska.

Ky veprim nuk është thjesht një detaj protokollar. Është një akt që ngre pyetje serioze mbi standardet dhe parimet mbi të cilat duhet të ndërtohen ngjarjet ndërkombëtare sportive.

Si mundet që një shtet të mos përfaqësohet, ndërsa një entitet i tij të trajtohet si subjekt më vete?
Nëse ekzistojnë rregulla të qarta për pjesëmarrje, pse ato nuk zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë?

Heshtja e organizatorëve e bën situatën edhe më të rëndë.
As Federata e Sportit Shkollor, as institucionet përgjegjëse, e as përfaqësuesit e Ministrisë së Sportit – Borko Ristevski dhe Safije Sadiki Shaini – nuk kanë ofruar sqarime publike për këtë çështje.

Kjo nuk është më çështje sportive.
Kjo është çështje e integritetit institucional dhe e përgjegjësisë publike.

Në një rajon ku sporti shpesh shihet si urë lidhëse mes popujve, vendime të tilla dërgojnë mesazhe të rrezikshme dhe përçarëse.

Duhet dënuar edhe takimi i Ministrit Stoilkoviç me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik në Shkup, ku than se në Ballkan kanë dy shtete – Serbinë dhe Republikën Srpska”

Deklarata të mëhershme politike, si ato që përmendin realitete paralele shtetërore në Ballkan, vetëm sa e thellojnë dyshimin se sporti po përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me frymën e tij.

Sporti duhet të bashkojë, jo të ndajë.
Duhet të respektojë rregullat, jo t’i anashkalojë ato.

Dhe kur një organizator lejon që një shtet të “fshihet” nga një ngjarje ndërkombëtare, atëherë nuk kemi më të bëjmë me një gabim – por me një skandal që kërkon përgjegjësi dhe përgjigje të qarta.

Back To Top