Ligji për arsim të lartë,Pasholli: Vetëm eufori e pushtetit

BDI-ja nuk besojnë se VLEN-i ka adresuar të gjitha problemet dhe sipas tyre, vetëm se po bëhet eufori në opinion. Deputet e BDI-së nuk do ta mbështesin propozim-ligjin në Kuvend.

“Mendoj se është një eufori, të cilën ata po e bëjnë jehonë nëpër rrjetet sociale. Mendoj që arritja për ta mënjanuar H indeksin është një shkas për t’u tërhequr vëmendja nga problemet serioze të këtij propozim-ligji, që kanë të bëjnë kryesisht si me autonominë financiare, gjithashtu edhe me centralizimin e vendimmarrjes.”, – theksoi deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli

Back To Top