Një reagim i fortë dhe emocional po qarkullon në opinion, i shkruar nga një person që pretendon të ketë qenë shok i fëmijërisë së Arben Fetahit. Në këtë letër publike, ai ngre akuza të rënda për atë që e quan “tradhti ndaj besimit të qytetarëve të Kumanovës dhe Likovës”.
“Fundi gjithmonë i jep kuptim fillimit. Kjo është rregull,” thuhet në reagim, duke sugjeruar se rrugëtimi politik i Fetahit ka përfunduar në mënyrë të turpshme, si pasojë e zgjedhjeve të tij.
Autori i letrës shtron një sërë pyetjesh të drejtpërdrejta:
A ia vlejti të tradhtohej besimi i atyre që e mbështetën?
A ia vlejti ndarja nga shokët dhe bashkëpunëtorët për interesa të tjera?
Dhe mbi të gjitha, a solli ky rrugëtim ndonjë përmirësim për shqiptarët, apo vetëm zhgënjim?
Në fund, reagimi kulmon me një pyetje të fortë personale dhe simbolike:
“Nëse do ishe përballë vetes sy më sy… do e kishe puth, apo do e kishe pështy?”
Ndërkohë, në opinion po tërhiqet një paralelizëm edhe me situatën aktuale në Çair, ku emri i Izet Mexhitit po përmendet gjithnjë e më shpesh në kontekst kritikash të ngjashme, duke ngritur dilema nëse historia po përsëritet.
Ky reagim ka hapur debat të gjerë në publik, duke rikthyer në fokus çështjen e përgjegjësisë politike dhe besimit të qytetarëve.
