Osmani: Evropa është zgjedhje strategjike, jo çështje partie apo etnie

Shkruan bujar osmani;

Pas kthimit nga Brukseli, sonte mora pjesë në pritjen e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, me rastin e 9 Majit Ditës së Evropës.

Ky 9 Maj nuk është vetëm simbolikë. Sot më qartë se kurrë po ndahen rrugët mes atyre që e sabotojnë integrimin evropian dhe atyre që besojnë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

Evropa nuk është çështje partie apo etnie. Është orientim strategjik, sistem vlerash dhe garanci për stabilitet, drejtësi dhe zhvillim.

Prandaj, kjo është koha që të gjithë pavarësisht përkatësisë politike apo etnike të bëhemi pjesë e frontit për integrimin evropian.

Back To Top