Osmani ia rendit skandalet VLEN-it: E nënçmuan vullnetin e popullit, tani heshtën edhe himnin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe një nga figurat kryesore të Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka reaguar me një status të fortë në Facebook, duke akuzuar qeverinë për goditje të njëpasnjëshme ndaj të drejtave të shqiptarëve dhe orientimit evropian të vendit.

Në postimin e tij, Osmani shkruan:

“E ndaluan gjuhën.
E ndërpren përfaqësimin e drejtë.
E nënçmuan vullnetin e popullit.
E bllokuan Evropën.
Tani heshtën edhe himnin.”

Me këtë mesazh, Osmani lë të kuptohet se vendi po përballet me një regres të thellë politik dhe institucional, ku sipas tij po cënohen të drejtat e fituara të shqiptarëve, po minohet përfaqësimi i drejtë dhe po zbehet perspektiva evropiane e Maqedonia e Veriut.

Back To Top