Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka reaguar me një status të shkurtër, por me tone të ashpra politike, pas Kongresit të parë të koalicionit VLEN, ku për kryetarë u zgjodhën Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.
Në një postim në rrjetet sociale, Limani shkroi: “KIKIREC-A! Më në fund dolën në skenë dy kikirecat që pula-fshehur brithtën lojën e Shefqet bej Vërlacit dhe Xhaferr bej Ypit.”
Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, statusi i tij është interpretuar si një aludim i drejtpërdrejtë ndaj zgjedhjes së Mexhitit dhe Kasamit në krye të VLEN-it.
