Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) ka zgjedhur sot drejtorin e ri të institucionit. Në seancën e mbajtur gjatë ditës, për këtë post është emëruar Nusret Aliti, inxhinier i diplomuar i elektroteknikës.
Ky emërim po shihet si një fitore politike për Mimoza Musën, e cila kishte insistuar që drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm.
Nusret Aliti është Magjistër i Shkencave në Sisteme të Integruara Mikrokompjuterike dhe ka përfunduar studimet në drejtimin Elektronikë dhe Telekomunikacion në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit pranë Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.
