🔴 Kontrolle mjekësore falas në Debreshtë falë Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Dr. Bilal Kara

Banorët e fshatit Debreshtë, në Komunën e Dollnen, sot përfituan nga kontrolle mjekësore falas në kuadër të një aksioni humanitar të organizuar nën patronazhin e Ambasadës së Turqisë në Shkup, në bashkëpunim me Sante Plus Hospital dhe European Eye Hospital.

Në këtë aktivitet morën pjesë 3 autoambulanca, 6 mjekë specialistë dhe 13 infermierë, të cilët ofruan shërbime shëndetësore falas për banorët e zonës.

Ky aksion është një shembull i humanizmit dhe solidaritetit, duke dëshmuar përkushtimin për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kontribut të veçantë në organizimin e këtij aktiviteti dha Dr. Bilal Kara, i cili me angazhimin e tij të vazhdueshëm po realizon iniciativa humanitare me vlerë të madhe për komunitetin.

Back To Top