Selami: VLEN-i nuk ka “takat” të përballet me VMRO-DPMNE-në për çështjet e ligjeve

Në një intervistë për TV SHENJA, Selami deklaroi se koalicioni VLEN nuk ka forcën politike dhe as guximin e nevojshëm për t’u përballur me VMRO-DPMNE lidhur me çështjet e rëndësishme ligjore.

Sipas tij, VLEN po tregohet i pafuqishëm për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për të kundërshtuar vendimet që cenojnë të drejtat e tyre. Selami theksoi se në momente kyçe, VLEN nuk po arrin të ushtrojë ndikimin e duhur brenda qeverisë.

Ai vlerësoi se mungesa e një qëndrimi të vendosur ndaj partnerit të koalicionit po e dobëson rolin politik të VLEN-it dhe po krijon zhgënjim te qytetarët shqiptarë.

Back To Top