Po qarkullojnë informacione shqetësuese se ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mund të largohet nga detyra e tij.
Pas shumë vitesh, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë një ambasador që është afër qytetarëve, dëgjon hallet e tyre dhe ngre zërin për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave kombëtare. Prania dhe angazhimi i tij janë vlerësuar gjerësisht nga shqiptarët në vend.
Megjithatë, po shtrohen pyetje serioze se kujt i pengon një ambasador që qëndron pranë popullit të vet. Çfarë rregulli diplomatik ka shkelur ambasadori Meidani? Apo problemi i vetëm është fakti se ai nuk ka heshtur përballë sfidave me të cilat përballen shqiptarët?
Në opinion po shtohen dyshimet se largimi i tij mund të jetë rezultat i presioneve politike, në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për përfaqësim dhe mbështetje institucionale.
