🔴 Bujar Osmani: Dyshimet për Stoilkovicin janë alarm për sigurinë e NATO-s

Bujar Osmani ka reaguar lidhur me informacionet publike që pretendojnë se zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq është bashkëpunëtor i shërbimeve inteligjente serbe, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një çështje serioze që prek sigurinë e shtetit dhe të aleancës së NATO-s.

Sipas Osmanit, nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, atëherë ekziston rreziku që informacione dhe procese të brendshme të një qeverie të një shteti anëtar të NATO-s të jenë ekspozuar ndaj një shteti që nuk është pjesë e aleancës dhe që ruan lidhje të afërta me Rusinë.

Ai theksoi se kjo çështje nuk duhet trajtuar si debat politik ditor, por si një alarm serioz për sigurinë kombëtare, integritetin institucional dhe besimin mes partnerëve euroatlantikë.

Bujar Osmani kërkoi nga institucionet kompetente që të japin sqarime urgjente, transparente dhe profesionale për opinionin publik, në mënyrë që të shmangen dyshimet dhe të ruhet kredibiliteti i shtetit brenda NATO-s.

Back To Top