Thirrje nacionaliste në Kumanovë, “Rroftë Serbia” dhe “Kosova Jonë” – ku janë VLEN dhe Albin Kurti?

Nën tinguj të këngëve, “Rroftë Serbia” dhe “Kosova jonë” dhjetëra qytetarë, shumica prej tyre pensionist, me flamuj të Serbisë dhe të Maqedonisë u mblodhën rrugëve të Kumanovës, përkatësisht para Konsullatës së Serbisë në këtë qytet, në kuadër të një tubimi mbështetës për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Organizatorë të “tubimit” janë shoqata maqedono-serbe, e cila kishte bërë thirrje publike për pjesëmarrje dhe mbështetje ndaj politikave të presidentit serb. Qytetarët fillimisht u grumbulluan në qendër të Kumanovës dhe më pas marshuan drejt Konsullatës së Nderit të Serbisë, duke mbajtur flamuj dhe pankarta mbështetëse.

Organizatorët thanë se qëllimi i tubimit ishte promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, duke shprehur njëkohësisht përkrahje për politikat e Vuçiçit.

ORGANIZATORE

Jemi këtu si organizatë, jo si parti politike, 99% këtu janë serb me nacionalitet. Por, duhet të jem realiste këtu janë edhe numër i madh i qytetarëve maqedonas. Të gjithë e ndjekim politikën e tij, (Vuçiqit) dhe veprimeve të tij. E mbështesim për zhvillimin që e bëri në Republikën e Serbisë. Këtu jemi si organizatë e serbëve që të japim njëfarë mbështetje dhe respekt për veprimtarinë e tij. Ndërsa nëse flas nga perspektiva personale dhe nga zemra, jamë shumë e lumtur që jemi mbledhur këtu”.

Back To Top