“Po të ishte fëmija juaj tetë orë peng?” Studenti nga Tirana sfidon Bekim Salin

Dashnor Veizaj, student dhe themelues i Parlamentit të Studentëve të Shqipërisë i është përgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit Bekim Sali, i cili vlerësoi se studentët nga Shqipëria nuk e dinë se për çfarë protestojnë dhe se, një nga 40 studentët nga Tirana, na quajti “maqedonc”.

“Studenti jonë ishte më shumë se 8 orë pa pirë e pa ngrënë, ndërsa zëvendëskryeministri gjeti të merret me një lapsuz. Në vend se të merret me keqtrajtimin që na u bë ne, 40 studentëve nga Tirana, zëvendëskryeministri thotë se ne nuk e ditkam pse protestojmë. Ose edhe më keq, merret me një lapsus të një studenti që u sqarua po atë ditë”, tha studenti Veizaj, ndërsa i parashtroi pyetje zëvendëskryeministrit Sali.

“Nëse do ishte fëmija juaj tetër orë peng nga policia e një shteti tjetër, si do të vepronit ju?”, pyeti Veizaj, ndërsa sqaroi se protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë nga Maqedonia do të mbahen në Prishtinë dhe do të rikthehen në Shkup. (koha.mk)

Back To Top