“Krenaria e Lubotenit” – Omer Memedi, mundësi më i mirë i vitit 2026!
Në turnirin tradicional ndërkombëtar të mundjes, të mbajtur në Radovish, ku morën pjesë mundës të nivelit të lartë nga i gjithë Ballkani dhe më gjerë, një sukses të jashtëzakonshëm arriti Omer Memedi nga fshati Luboten i Shkupit.
Memedi zhvilloi një garë të shkëlqyer, duke mposhtur kundërshtarë të fortë nga Moldavia, Rusia, Shqipëria dhe Serbia. Në finalen e madhe ai u përball me medalistin maqedonas nga klubi i Radovishit, ku pas një ndeshjeje shumë të fortë dhe dramatike arriti të sigurojë fitoren me një diferencë të ngushtë.
Falë paraqitjeve mbresëlënëse gjatë gjithë turnirit, Omer Memedi u shpall fitues i turnirit për vitin 2026, ndërsa në fund mori edhe vlerësimin më të lartë individual, duke u kurorëzuar si mundësi më i mirë në Maqedoni për vitin 2026.
Ky sukses i madh përbën krenari jo vetëm për Lubotenin, por për të gjithë shqiptarët, duke dëshmuar edhe një herë talentin, përkushtimin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
