Urrejtja ndaj shqiptarëve rikthehet në stadiume: “Dobar shiptar, mrtov shiptar”

Një tjetër incident i rëndë me përmbajtje etnike është regjistruar në stadiumet e Maqedonisë së Veriut. Gjatë ndeshjes mes Teteksit dhe Vllaznimit, nga tribuna u dëgjuan thirrje fyese dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve, ku tifozët brohorisnin: “Dobar shiptar, mrtov shiptar”.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke rikthyer në vëmendje problemin e vazhdueshëm të gjuhës së urrejtjes në arenat sportive. Sporti duhet të shërbejë si urë bashkimi mes komuniteteve, jo si platformë për përhapjen e fyerjeve dhe përçarjeve etnike.

Back To Top