Kritika për protestën: ambientalistë nga qytetet më të ndotura në botë, si Shkupi e Tetova, në të njëjtën linjë me qarqe greke

Protesta e disa ambientalistëve para Ambasadës së Shqipërisë në Shkup kundër zhvillimeve në Zvërnec ka shkaktuar më shumë kritika sesa mbështetje në rrjetet sociale- 7 protestues 700 komentues negativ.

Shumë komentues janë rreshtuar në mbështetje të kryeministrit Edi Rama dhe investimeve të mëdha që po realizohen në Shqipëri, duke i cilësuar protestuesit si pengues të projekteve zhvillimore.

Në reagimet e tyre, qytetarët kanë ngritur edhe pyetjen se si aktivistë që vijnë nga Shkupi dhe Tetova, qytete që përballen prej vitesh me ndotje të rëndë të ajrit, po protestojnë për zhvillimet në Shqipëri dhe po shfaqen në të njëjtën linjë me qarqe greke që kundërshtojnë investimet strategjike në bregdetin shqiptar.

Komentuesit kanë vlerësuar se para se të shqetësohen për projektet në Shqipëri, ambientalistët do të duhej të fokusoheshin te problemet e mëdha mjedisore në vendin e tyre.

Back To Top