🔴 Mickoski nuk pranon shqipen në Jurisprudencë – ku janë tani Bekim Sali dhe VLEN?

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se në takimin për provimin e jurisprudencës nuk është dakorduar “asgjë”, është goditje e rëndë për VLEN-in dhe veçanërisht për Bekim Salin, i cili prej javësh paraqitet sikur çështja e gjuhës shqipe është e zgjidhur.

Ndërsa VLEN mundohet të shesë optimizëm para opinionit shqiptar, një fjali e Mickoskit mjaftoi për t’i rrëzuar të gjitha pretendimet e tyre. Kjo tregon se partnerët shqiptarë në qeveri nuk kanë peshën politike që pretendojnë dhe nuk arrijnë të imponojnë as çështjet më elementare që prekin të drejtat e shqiptarëve.

Nëse vërtet kishte marrëveshje, pse Mickoski deklaroi publikisht se nuk është dakorduar asgjë? Nëse nuk kishte marrëveshje, pse Bekim Sali dhe VLEN e paraqitën para qytetarëve sikur gjithçka ishte e kryer?

Shqiptarët nuk kanë nevojë për konferenca, fotografi e deklarata propagandistike. Ata presin rezultate konkrete. Deri më sot, provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është zgjidhur, ndërsa VLEN vazhdon të prodhojë arsyetime.

Rasti i jurisprudencës po dëshmon se VLEN nuk po arrin të mbrojë as kërkesat minimale të shqiptarëve brenda qeverisë. Kur vjen momenti për vendimmarrje, fjala e tyre duket se nuk ka peshë përballë Mickoskit, ndërsa premtimet e Bekim Salit po rezultojnë larg realitetit.

Back To Top